Plas sherri masiv Shkumbini-Delvina, gjyqtari e mbyll ndeshjen për 10 minuta
Sporti E Diel, 12 Shkurt 2023 15:31
Shkumbini-Delvina është ndërprerë në minutën e 10-të për të mos vijuar më. Pas golit të Delvinës me autor Mustën, pati një sherr masiv mes drejtuesve të Shkumbinit dhe stafit të Delvinës.
Në zënkë u përfshinë edhe lojtarët dhe pas 20 minutash ndërprerje, arbitri Klajdi Qëndraj ka vendosur që takimi të mos vazhdojë për arsye sigurie.
Forcat e rendit ndërhynë dhe skuadrat më pas u futën në dhomat e zhveshjes.