Plas te Egnatia, shkarkohet trajneri Shpëtim Duro
Sporti E Premte, 27 Janar 2023 16:23
Shpëtim Duro nuk do të jetë më trajneri i Egnatias. Lajmin e ka bërë me dije vetë klubi rrogozhinas me anë të një njoftimi në rrjetet sociale.
Shkarkimi pritet të ketë ndodhur për shkak të rezultateve të dobëta, teksa klubi ka nisur nga puna për të gjendur zëvendësuesin.
“KF Egnatia njofton se Shpëtim Duro nuk do jetë më trajneri i ekipit. Klubi e falënderon për punën e bërë dhe i uron suksese në karrierë”, shkroi klubi rrogozhinas.
KOHA JONË SONDAZH

