Po bën xhiron e botës, sulmuesi i Interit lë nam në debutim (VIDEO)

Gabriel Barbosa ose ndryshe Gabigol, lojtari i Interit debutoi me fanellën e Flamengos, në barazimin 1-1 me skuadrën e Resende në kampionatin brazilian.

Sulmuesi që është huazuar nga Interi tek Flamengo, luajti titullar për 90 minuta, por nuk ka shkuar çdo gjë mirë në debutimin e tij, pasi ka bërë një simulim qesharak. Ky veprim i bërë nga lojtari, është tanimë viral në rrjetet sociale.

Ai ka marrë një top në mesfushë dhe në tentativë të shmanget, ai ka rënë në tokë pa u prekur fare nga kundërshtari që ka zgjatur këmbën. Reagimi i tij është edhe më qesharak, pasi është hedhur në ajër duke e bërë simulimin spektakolar.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?