Po bën xhiron e rrjeteve sociale/ Spalletti ndjek këmba-këmbës Allegrin pas ndeshjes (VIDEO)
Trajneri i Napolit, Luciano Spalleti, u bë protagonist pas fitores së madhe 5-1 nsaj Juventusit. Ai ndoqi këmba-këmbës kolegun Massimiliano Allegri deri sa i dha dorën.
Menjëherë pas fundit të takimit në stadiumin “Diego Armando Maradona”, Allegri u pa të ikte me nxitim për në dhomat e zhveshjes, por Spalleti e kërkoi me sy dhe e ndoqi për disa metra deri sa më në fund i shtrëngoi dorën.
Me këtë fitore, Napoli konsolidoi vendin e parë në renditjen e Serie A, ndërsa Juventus ndali ecurinë me 8 fitore radhazi dhe pa pësuar gol.
Luciano 😂😂😂 pic.twitter.com/tXZKJ3AdBK
— Alessandro (@90ordnasselA) January 13, 2023
KOHA JONË SONDAZH

