Po bën xhiron në rrjetet sociale, kur Semedo e “flaku” Ramosin jashtë fushës (VIDEO)

Sergio Ramos është një nga mbrojtësit më të mirë në botë dhe kjo gjë nuk mund të vihet në diskutim nga askush. Mbrojtësi spanjoll ka qenë një nga elementët thelbësor të madrilenëve në sukseset e viteve të fundit, ndërkohë që këtë sezon është bërë edhe një golashënues për ekipin.

Mesa duket kjo ka ndikuar që ai të humbasë disi aftësitë në veprimet mbrojtëse. Në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, mbrojtësi Semedo e ka turpëruar me nj veprim shumë të bukur në krahun e djathtë.

Ai e shmangu me finte Ramos, i cili në sparkatë e sipër ka përfunduar në tabelat anësore të fushës së “Camp Nou”-t. /Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?