Po shkëlqen me Granadën, rritet klauzola e largimit të mundshëm të Uzunit

Myrto Uzuni është një nga lojtarët më të spikatur te skuadra e Granadës. Ai udhëheq listën e golashënuesve në kategorinë e dytë spanjolle, duke shënuar 15 gola dhe për këtë ka disa skuadra që mund të jenë të interesuara për të marrë shërbimet e tij.

Sulmuesi i kombëtares shqiptare ka një kontratë aktuale me Granadën, pas rinovimit të tij të fundit, që e lidhe me klubin spanjoll deri në vitin 2026. Klauzola e ndërprerjes së kontratës së tij shkon në 12 milionë euro, por kjo nuk është e vetmja pjesë, pasi nëse skuadra e tij do të ngjitet në La Liga, kjo klauzolë do të shkojë deri në 25 milionë euro.

Edhe pse në dukje klauzola është e lart vlera e shitjes, mund të jetë disi më e ulët gjatë verës, nëse një gjë e tillë do të ndodhë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?