Po shkëlqen me Sevijan, Barcelona bën gati “çekun” për mbrojtësin

Sevija po zhvillon një sezon mjaft të mirë nën drejtimin e Montelës, dhe për këtë qëllim disa prej yjeve të kësaj skuadre mund të ndryshojnë ekip gjatë verës.

Klement Lenglet është një tjetër mbrojtës i talentuar francez që po shkëlqen me në Andaluzi duke tërhequr vëmendjen e klubeve të mëdha në veçanti Liverpul, Mançester Junajtid dhe Barcelona por këta të fundit duket se janë në avantazh për 22-vjeçarin.

Edhe vetë Montella pohoi se Lenglet ka talent dhe në të ardhmen mund të tregojë vlerat e tij me katalanasit që pritet të paguajnë 25 milionë euro, 10-fish më shumë sesa shpenzoi për ta blerë Sevija nga Nanci.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?