Po shkëlqen në Evropian, Klopp e do me çdo kusht tek Liverpooli
Nicolo Barella është shndërruar në një pikë kyçe edhe te Italia e Roberto Mancinit. Në Itali të gjithë e quajnë një siguri mesfushorin 24-vjeçar të Interit, i cili me performancën e tij në Europian po tërheq vëmendjen e shumë klubeve Europiane, teksa së fundi mediat angleze flasin për një interes konkret të Liverpoolit.
Jurgen Klopp ka mbetur i mahnitur nga cilësitë dhe personaliteti i futbollistit italian dhe u ka kërkuar drejtuesve të klubit ta sjellin menjëherë në “Anfield Road”, pasi e sheh Barellën si zëvendësuesin ideal të Wijnaldum, i cili u largua si futbollist i lirë për të firmosur me PSG-në.
Aktualisht te Interi nuk kanë ndërmend të shesin futbollistë të tjerë përveç Hakimit. Milanezët shpenzuan rreth 45 milionë euro për blerjen e futbollistit nga Cagliari dhe do të mund të hiqnin dorë vetëm në rast të një oferte prej 65-70 milionë eurosh.
KOHA JONË SONDAZH

