Po shkëlqente në fushën e lojës, por e ndjek fati i keq. Dëmtohet Dembele

Barcelona fitoi mbrëmjen e djeshme në “Camp Nou” ndaj Leganes me rezultatin 3-1, ku njëri prej protagonistëve ishte Ousmane Dembele, i cili shënoi golin e parë.

Francezi ishte më i miri në fushë, por kjo deri në minutën e 69-të, kur një dëmtim e detyroi të largohet nga fusha e lojës para kohe.

Dembele rrëshqiti në fushë, këmba e tij e majtë u bllokua dhe pas verifikimeve të para nga ana e mjekut të Barçës, u mor vendimi i detyrueshëm për zëvendësimin e tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mjeku konfirmoi për trajnerin Valverde se bëhej fjalë për një dëmtim të gjurit dhe kaviljes së majtë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjithsesi, do të jenë orët në vijim që do të saktësojnë nivelin e dëmtimit, sikurse dhe periudhën e rikuperimit të francezit Dembele, i cili dje luajti ndeshjen e tij të 50-të me fanellën e Barcelonës.

Fat i keq për francezin që po përjetonte formën e tij më të mirë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?