Pochettino në “hall të madh”: Kur stërvit më të mirët në botë, ke probleme në zgjedhjen e formacionit!
Trajneri i PSG, Mauricio Pochettino është në “hall të madh” këtë sezon, pasi duhet të drejtojë një ekip të mbushur me shumë yje si Messi, Neymar dhe Mbappe. Strategu argjentinas theksoi se përtej emrave, duhet ndërtuar edhe një grup i mirë.
“Jemi të lumtur që na ka ardhur Leo, e dimë se çfarë përfaqëson një lojtar si ai. Përgjegjësia që ndjej më sjell dëshirën për të fituar. Për momentin, kemi një skuadër me emra të mëdhenj, por nuk kemi ende një grup. Sfida do të jetë që emrat të vihen në funksion të skuadrës, me disiplinë dhe organizim.
Ne trajnerët duam që të stërvitim më të mirët në botë dhe duam që të kemi probleme në zgjedhjen e skuadrës. Dua të nënvizoj punën e madhe që ka bërë klubi për të sjellë Messin në Paris”, shtoi Pochettino.
KOHA JONË SONDAZH

