Pogba nis kontaktet për rikthimin te Juventusi pas transferimit të Ronaldos

Paul Pogba në sezonin e ri mund ta shohim sërish me fanellën e Juventusi.  25-vjeçari sipas raportimeve në Itali është joshur nga ideja për të ndarë dhomën e zhveshjeve me Cristiano Ronaldo-n, një futbollist që ai e ka përzemër.

Kampioni i Botës luajti me Juventusin nga sezoni 2012-2016, kur më pas u largua në Angli për shifrën rekord në atë kohë të 100 milionë euro. Pas zërave që qarkulluan edhe verën e kaluar “Tuttosport” shkruan se ky është viti perfekt për të kthyer mbrapsht “yllin” francez .

Edhe pse ende nuk raportohet ndonjë kontakt me Manchester United për të shtuar zërat e një tjetër transferimi të bujshëm ka menduar Blaise Matuidi, mesfushori i Juventusit, që gjatë festimeve të “gjelave” për fitimin e Botërorit i ka luajtur Pogba-s të kthehet te Juventusi.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Mos harro të kthehesh te Juventusi,” thotë Matiudi, ndërkohë që përgjigjja e Pogba-s ishte: “Ooh, zonja e vjetër, zonja e vjetër”. “Tuttosport” shkon edhe më tej duke shkruar se Pogba është ai që dëshiron të rikthehet.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?