Poketino: S’bëjmë gabimet e sfidës së parë, ja kujt i druhem te Juvja

Totenhem zbret nesër në Uembli me avantazhin e golave në fushë kundërshtare pas barazimit në Torino. Trajneri i “gjelave” Mauricio Poketino dhe portieri Hugo Loris janë shfaqur shumë optimist për kalimin në fazën çerekfinale. Strategu i njohur ka zbuluar se çelësi për të kaluar në fazën tjetër është që skuadra e tij të luajë lojën e tyre.

“E kemi analizuar ndeshjen e parë, dhe ndoshta goli i parë ka qenë në pozicion jashtë loje, kemi shkaktuar një penallti, por më pas kemi patur pak fat. Kemi shënuar para fundit të pjesës së parë dhe ata kanë gabuar një penallti. Por tani duhet të mendojmë për ndeshjen e kthimit dhe jo për atë që ndodhi në të parën.

Higuain? Ai është një nga sulmuesit më të fortë në botë, bashkë me Herri Kejn natyrisht. Është e vështirë të luash kundër këtyre fenomeneve, por Juventus nuk ka vetëm atë dhe ne duhet të ruhemi nga shumë kampionë të tyret. Do të duhet të bëjmë një ndeshje perfekte, por jemi në një moment të mirë dhe do të provojmë t’i japim vazhdimësi kësaj faze edhe në këtë takim. Objektivi ynë është të fitojmë një trofe këtë vit, edhe pse jemi të vetëdijshëm se do të kemi shumë ekipe të fortë në rrugën tonë, siç është edhe Juventus.

Swiss Digital Desktop Reklama

Eksperienca? Jemi përmirësuar shumë në këto vite. I kemi hedhur hapat njëri pas tjetrit dhe tani jemi pjekur. Tani do të kemi mundësinë të përballemi me një ekip të madh i Juventus. Por Totenhem është një skuadër e fortë, ka lojtarë të guximshëm që i adhurojnë sfida të tilla dhe duhet të kemi një mentalitet pozitiv”, ka thënë trajneri i Totenhemit.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?