Policia nxit denoncimin e sulmeve seksuale pas Botërorit 2018
Prefekti i policisë së Parisit ftoi sot gratë të denoncojnë tek autoritetet çdo sulm seksual që kanë pasur gjatë festimeve të Kupës së Botës, pas disa dëshmive në këtë kuadër në rrjetet sociale.
“Duhet që këto fakte t’u paraqiten shërbimeve, që të fillojnë hetimet. Shërbimet tona do të jenë të ashpra me autorët nëse do të identifikohen”, deklaroi Michel Delpuech për radion “Europe 1”.
Rreth një vit pas lëvizjes “Me too”, gra të shumta kanë raportuar këto ditët e fundit, në rrjetet sociale, sulme apo sjellje seksiste të pësuara në rrugët ku miliona francezë kishin zbritur për të festuar fitoren në Kampionatin Botëror të Futbollit.
KOHA JONË SONDAZH

