Polonia me dy mungesa të rëndësishme ndaj Shqipërisë
Polonia është një nga ekipet më në formë në grupin tonë kualifikues, por për duelin ndaj Kombëtares kuqezi do të ketë edhe mungesa. Paulo Sousa ka konfirmuar mungesën e dy lojtarëve të rëndësishëm për sfidën me kuqezinjtë.
Duke nisur nga ajo e Mateusz Klich. Mesfushori i Leeds humbi përballjen e së dielës me Burnley-n, pasi rezultoi pozitiv në një test të Koronavirusit, dhe Sousa konfirmoi se Klich nuk mund të jetë me skuadrën për 3 ndeshjet e radhës për Poloninë.
Gjithashtu, trajneri u shpreh se Klich nuk është i vetmi, pasi është në pritje të lajmeve nga Napoli për Piotr Zielinskin, një lojtar thelbësor i skuadrës, i cili është i dëmtuar. Trajneri shtoi se shpreson që ta ketë në dispozicion Zielinskin për ndeshjen me Anglinë.
Sousa gjithsesi e ka përfshirë në listën e të grumbulluarve për takimet e radhës, ku spikatin edhe të tjera mungesa të rëndësishme, duke nisur nga ajo e Kryzstof Piatek, Daëid Kownacki, Kacper Kozlowski dhe Sebastian Szymanski.
KOHA JONË SONDAZH

