Polonia në bisedime me legjendën e Liverpoolit

Steven Gerrard mund të sfidojë Shqipërinë në datën 27 mars në Poloni për ndeshjen e parë eliminatore të Euro 2024. Kuqezinjtë janë shortuar sërish me bardhekuqtë, skuadër që momentalisht është pa një trajner pas largimit të Czeslaë Michnieëicz në përfundim të Kupës së Botës.

Në këtë mënyrë, Sylvinho mund të përballet në stol me një njohje të vjetër. Gerrard e nisi karrierën si trajner në vitin 2011 te Rangers FC ndërsa pak kohë më parë u largua nga Aston Villa për shkak të rezultateve të dobëta.

Ish-mesfushori i Anglisë është në bisedime me federatën polake që i ka ofruar një pagë të majme për ta bindur të pranojë.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?