Portiere me ekipin e Lyonit, atletja me origjinë nga Ulqini betohet para kryebashkiakut të Tiranës

Alyssia Paljevic është shtetasja më e Republikës së Shqipërisë. Atletja me origjinë nga Ulqini, por e rritur në Francë është betuar para kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Kryebashkiaku ka ndarë një foto në rrjetet sociale, duke e cilësuar Alyssian krenari të kombit tonë.

Ai shton se tashmë Alyssia është shqiptare jo vetëm me gjak, por edhe me nënshkrim, ndërsa i ka uruar asaj suksese që të bëjë krenarë shqiptarët kudo në botë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ceremonia e betimit të shtetases më të re të Republikës së Shqipërisë, Alyssia Paljevic.

Swiss Digital Mobile Reklama

Alyssia, me origjinë nga Ulqini dhe e rritur në Francë është KRENARIA e kombit tonë, një atlete fantastike, portiere në ekipin e Lyonit, që tashmë është jo vetëm me gjak por edhe me nënshkrim SHQIPTARE.

Urime! Na bëj krenarë”, ka shkruar kryebashkiaku Veliaj.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?