Portieri i Laçit: Gabova te penalltia, zgjodha të sakrifikoj për ekipin!

Gentian Selmani la pas dëmtimin dhe u vendos mes shtyllave për sfidën e kthimit të gjysmëfinaleve të Kupës, ku tregoi edhe njëherë se është një nga pikat më të forta të Laçit. Ai u përzgjodh lojtari më i mirë i takimit të sotëm, teksa me pritjet e tij vendimtare, ndihmoi skuadrën të shkojë drejt finales së Kupës. “Mendoj se ndeshjet ku nuk kemi marrë rezultat pozitiv, gjithsesi kemi luajtur mirë. Sot ndikoi edhe rikthimi im, por ishte edhe puna e skuadrës, që arritëm të shënojmë golin. Bëra gabim tek dalja e Gurit, sepse më kapi kundra kohë dhe i bëra faull. Arbitri do bënte super gabim nëse do më jepte të kuq, pasi unë u hodha për topin.

Finalja? Do jetë një ndeshje e fortë, kushdo ta meritojë, si Skënderbeu, si Flamurtari. Ne do luajmë fort për të fituar. Fizioterapisti më kishte thënë se do isha i gatshëm për takimin e fundjavës, por zgjodha të sakrifikoj për ndeshjen e sotme. Mendoj të fitojmë Kupën dhe të hyjmë në Europë, për të ardhmen nuk i dihet. Shpresoj të bëj paraqitje të mira”, tha Selmani.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?