FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Portieri i Partizan Beogradit apel tifozëve: Ejani na mbështesni, por mos i fyeni shqiptarët

Portieri i Partizanit të Beogradit, Vladimir Stojkovic, ka dalë para mediave enkas për t’u bërë apel tifozëve, veçanërisht grupimit të njohur “Grobari”.

Sipas portierit, nesër tifozët nuk duhet të bëjnë asnjë thirrje kundër shqiptarëve. “Mesazhi është i qartë: ne duhet të organizojmë mbi të gjitha një ndeshje sa më normale. Duhet të vlerësojmë se si shqiptarët silleshin ndaj nesh në ndeshjen që luajtëm dy javë më parë”, tha ‘gardiani’ i Partizan Beogradit.

“Ne nuk kemi përjetuar asnjë moment të pakëndshëm në Shqipëri. Unë do t’u kërkoj të gjithë tifozëve të mbushin stadiumin dhe të mbështesin ekipin brenda normave. Nuk ka pse të na lëndoni, sepse Partizani është mbi të gjitha. Çdo mosbindje do të dënohet nga UEFA. Duhet të gëzohemi të gjithë bashkë për fitoren, por tifozët të jenë të përmbajtur. Nuk kanë punë me kundërshtarin. Jemi nën vëzhgim për këtë takim dhe rrezikojmë shumë”, theksoi portieri serb.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?