Prapaskena/ Gatuzo dënon lojtarët, por disa prej tyre nuk e presin mirë

Milani në fundjavë pësoi një humbje historike ndaj Beneventos, ndërkohë që në ndeshjen e fazës së parë kishte barazuar 2-2. Ky rezultat i rëndë nuk është pritur aspak mirë nga trajneri Xhenaro Gatuzo, i cili ka vendosur për t’u anuluar dy ditët pushim që ishin programuar për të dielën dhe të hënën.

Strategu i njohur kërkon që t’i ketë sa më në formë futbollistët për transfertën e 29 prillit ndaj Bolonjës. “Gazzetta dello Sport” shkruan se disa prej futbollistëve nuk e kanë pritur aspak mirë dënimin e trajnerit.

Gjithsesi kjo nuk ka ndryshuar aspak idenë e trajnerit. Milani mban vendin e 7-të në tabelën e renditjes, dhe rrezikon që të luajë në eliminatoret e Champions League. Mirabeli e ka cilësuar si një dramë nëse Milani nuk kualifikohet për në Europë, një dramë që Gatuzo kërkon ta evitojë. /Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?