Prapaskena/ Trajneri i Bayernit kërkon kroatët që luajnë në Seria A

Bayern Munich është një ndër skuadrat që po punon më keq në merkaton e transferimeve në sezonet e fundit. Skuadra bavareze këtë sezon ka nënshkruar vetëm me dy mbrojtës Benjamin Pavard (35 milionë euro) dhe Lucas Hernandez (80 milionë euro).

Gjithsesi në sulm situata nuk është aspak e mirë. Klubi gjerman humbi Robben dhe Ribery në fund të sezoni dhe deri më tani nuk ka gjetur asnjë zëvendësues. Prej ditësh qarkullon emri i Leroy Sane, i cili objektivi parësor i bavarezëve, por Manchester City duket se nuk është i gatshëm për ta lënë të lirë. Alternativat nuk mungojnë teksa Ouusmane Dembele dhe Callum Hudson-Odoi janë dy të rinj shumë premtues, ndërkohë që Timo Werner duket se nuk i bind drejtuesit.

Trajneri Niko Kovac ka propozuar dy emra: Ivan Perisic dhe Mario Mandzukic. Të dy futbollistët kroat shihen si zgjedhja ideale duke marrë duke plotësuar krahët e sulmit, të cilët janë edhe pika më e kritikuar deri nga mediat. Fakti që të dy flasin gjermanisht do ja bënte edhe më të thjeshtë punën strategut Kovac. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama

Image result for perisic mandzukic

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?