Precedentët Real-Liverpul, anglezët kanë fituar finalen e vitit 1981
Finalja e Champions League 2017/2018 do të jetë Real Madrid-Liverpul. Ndeshja do të luhet më 26 maj në Ukrainë në stadium “Olimpiyskiy Stadium”. Nuk do të jetë gara e parë që madrilenët do të përbllen ndaj të kuqve në kompeticionin më të rëndësishëm për klube, teksa në sezonin 1980-81, janë përballur në finalen e Kupës së Kampionëve (formati i vjetër i Championsit). Dueli u zhvillua në Paris dhe u fitua nga Liverpuli 1-0, teksa golin e vetëm e shënoi Alan Kenedi.
Këtë herë do të jetë Kristiano Ronaldo kundër Salah, do të jetë një sfidë mes sulmeve më të mira në Chamapions League. Liverpuli ka shënuar 40 gola në 12 ndeshje (13 të pësuar), ndërkohë që Reali 30 dhe me 13 gola të pësuar. Në këtë mënyrë do të jetë një ndeshje spektakolare. Të dyja ekipet kanë fituar në total 17 Champions (12 Reali, 5 Liverpuli), 24 finale në total. Finalja e fundit e Liverpulit ka qenë në vitin 2007, kur u mund në Athinë 2-1 nga Milani. /Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

