Premier League, gati rinovimi, Mourinho deri më 2019 me Chelsea

Skuadra e Chelsea mund të thellojë diferencën prej 7 pikëve me ndjekësin më të afërt, Manchester Siti, falë kalendarit më të lehtë që afrojnë ndeshjet e javës së 26-të Në Premier League. Ka edhe një arsye që të fitojë dhe të shkëputet këtë javë, pasi trajneri Jose Mourinho mund të qëndrojë te Chelsea deri në vitin 2019. Mediat britanike kanë zbuluar se klubi londinez po përgatit rinovimin e kontratës aktuale të portugezit, që i skadon në verë të 2017. Pozicioni aktual i Chelseat në krye të Premier League, por edhe ecuria pozitive në Champions League, e kanë bindur rusin Roman Abramoviç, që t'ia zgjasë edhe për dy vite të tjera kontratën 52-vjeçarit, por sigurisht firma në kontratën e re pritet të hidhet në fund të sezonit aktual. Gjithçka varet nga trofetë që skuadra londineze e Chelsea do të fitojë  këtë sezon. Në Premier League, londinezët janë të shkëputur me 7 pikë më shumë se Manchester City dhe me të drejtë konsiderohen favoritë për ta ngritur lart trofeun. Në fillim të muajit mars, formacioni i Jose Mourinho do të përballet në finale të “Capital One Cup”, me Tottenham, ndërsa në Champions League mbetet favorit për t’u kualifikuar në çerekfinale, pais ndeshja e parë ndaj Paris Saint Germmain, përfundoi 1-1.

Premier League

Java e 26-të/Të shtunën

Swiss Digital Desktop Reklama

16:00 Aston Vila – Stoke

Swiss Digital Mobile Reklama

16:00 Chelsea – Burnley

16:00 Crystal P. – Arsenal

16:00 Hull  –  QPR

16:00 Sunderland  – UBA

16:00 Svansea – Mançester J.

18:30 Mançester S. –  Njukasëll

Të djelën

13:00 Totenhem  –  Uest Hem

15:05 Everton – Leicester

17:15 Southamp. – Liverpul

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?