Premier League si Seria A, gati për të marrë vendimin ekstrem
Pas Seria A, Premier League do të jetë kampionati i radhës që do të detyrohet të mbyllë dyert e stadiumeve për shkak të coronavirusit. “The Sun” shkruan se federata angleze u ka dërguar letër 20 skuadrave për mbylljen e stadiumeve, në mënyrë që të mbyllet sezoni.
Ashtu siç ndodhi në Itali ku të gjitha ndeshjet do të luhet me dyer të mbyllura, edhe në Britani pritet të ndodhë e njëjta gjë. Shumë evente të tjera sportive janë anuluar për shkak të Covid-19, që po përhapet me shpejtësi në të gjithë Europën.
KOHA JONË SONDAZH

