FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Presidenti i Atletico Madridit sqaron largimin e Diego Simeones

“Diego Simeone do të jetë në krye të Atletico Madridit edhe sezonin e ardhshëm”. Këto fjalë janë thënë për mediat spanjolle nga presidenti i klubit të Atletikos së Madridit, Enrique Cerezo.

Ditët e fundit, të shumta kanë qenë zërat se Simeone do të largohet nga nga Atletico për të marrë drejtimin e PSG-së, por, mesa duket këto kanë qenë thjesht spekulime.

Presidenti Cerezo u duk i bindur në fjalët e tij, madje shprehu dhe vlersim për punën e Simeones.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ai është i qetë dhe po punon mirë tek Atletico. Jemi krenar që e kemi këtë trajner të madh. Ai na e ka dhënë fjalën dhe përkushtimin se do të qëndrojë me ne edhe sezonin e ardhshëm”, ka thënë Cerezo.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?