Presidenti i Federatës së Futbollit të Gjermanisë e pranon: Gabuam me Ozilin

Presidenti i Federatës së Futbollit të Gjermanisë, Reinhard Grindel, e ka pranuar se ka bërë gabime në mënyrën sesi e ka trajtuar situatën kontroverse te fotografisë së Mesut Ozilit me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

Mesfushori e konfirmoi pensionimin e tij nga Gjermania javën e kaluar pas 9 viteve si lojtar i Kombëtares gjermane, duke i akuzuar ata për racizëm dhe mosrespektim për shkak të fotografisë me Erdoganin e cila është bërë para Kupës së Botës.

29-vjeçari i ka mbrojtur takimet e tij me Erdoganin, i cili është i kritikuar në Gjermani për shkak të rritjes së autoritetit të tij çdo ditë e më shumë. “Dorëheqja e Mesut Ozilit ka hapur një debat në lidhje me racizmin në përgjithësi dhe mundësinë për t’u integruar në futboll. Si president i DFB-së, nuk dua që të iki nga ky debat”, ka thënë Grindel.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Në retrospektivë, unë, si president, është dashur që ta them pa mëdyshje për atë që është e qartë për mua dhe Federatën: çdo lloj forme e armiqësisë racore është e patolerueshme”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?