FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Presidenti i Federatës së Futbollit të Gjermanisë: Gabuam me Ozil

Mesut Ozil është kthyer në një temë të nxehtë diskutimi në mediat gjermane. Ozil ka dhënë dorëheqjen nga kombëtarja gjermane, pasi sipas tij është bërë “pre” e fyerjeve raciste, madje ka hedhur akuza edhe mbi Federatën e Futbollit të Gjermanisë.

Por së fundmi Presidenti i Federatës së Futbollit të Gjermanisë, Reinhard Grindel e ka pranuar se ka bërë gabime në mënyrën sesi e ka trajtuar situatën me Ozil. “Dorëheqja e Mesut Ozilit ka hapur një debat në lidhje me racizmin në përgjithësi dhe mundësinë për t’u integruar në futboll. Si president i DFB-së, nuk dua që të iki nga ky debat”, ka thënë Grindel. “Në retrospektivë, unë, si president është dashur që ta them pa mëdyshje për atë që është e qartë për mua dhe Federatën: çdo lloj forme e armiqësisë racore është e patolerueshme”, ka deklaruar Grindel.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?