Presidenti i Fiorentinës ngre alarmin: Kemi 8 deri në 10 të infektuar me Covid-19!

Pandemia Covid-19 ka pushtuar Serinë A. Në shtëpinë e Fiorentinës është dhënë alarmi nga deklaratat e bëra nga presidenti Commisso për Sky Sport.

“Kemi tre nga stafi jonë që janë në spital, plus të tjerë që e kanë marrë virusin pa qenë në spital për një total prej 8/10 të infektuar. Situata është e rëndë dhe është e drejtë të ndihmojmë ata që po e luftojnë këtë sëmundje në vijë të parë.

Kemi dhuruar më shumë se 400 mijë euro deri tani dhe jam shumë i gëzuar për këtë”, deklaroi Commisso.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?