FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Presidenti i Kaljarit: Kampionati është i falsifikuar, nuk mund të gabohet kështu!

Sfida mes Kaljarit dhe Juventusit, e zhvilluar dje në mbrëmje dhe e mbyllur me fitoren e bardhezinjve ka prodhuar shumë polemika. Kontestimet lindën për shkak goli i Bernandeskit u shënua pas një aksioni të Kaljarit, ku Pavoleti u godit nga Benatia, ndërkohë që pas avantazhit të kampionëve të Italisë, gjyqtari Kalvarese nuk përdori sistemin VAR. Madje ai nuk e bëri as disa minuta më vonë kur shënuesi i Juventusit preku topin me dorë në limitet e zonës.

Veprimet e gjyqtarit kanë irrituar së tepërmi presidenti in Kaljarit, Tomasso Giulini i cili në përfundim të sfidës përdori akuza të forta ndaj arbitrave:

”Nuk e kuptoj sesi gjyqtari nuk mund të shohë VAR-in për një episod aq të dyshimtë. Ky kampionat është i falsifikuar. Pyeteni edhe Krotonen se çfarë mendon për prekjen e topit me dorë në zonë nga Mertens. Në Romë humbëm një ndeshje pas një faulli në zonë të Fazios, dhe nuk na dhanë një penallti në mënyrë evidente. Kalvareze edhe mund të gabonte në ndeshjen ndaj Juves, por Banti i cili ishte përgjegjës për VAR duhet ta kishte sinjalizuar”, është shprehur presidenti i ekipi sard. /Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?