FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Presidenti i La Ligas zbulon arsyen e largimit të Ronaldos nga Reali

Presidenti i La Ligas në Spanjë, Javier Tebas ka zbuluar arsyen e vërtetë të transferimit të Cristiano Ronaldo nga Real Madrid, te Juventus në Seria A, të Italisë.

“Ronaldo u largua në Itali për arsye fiskale, për shkak të rregullave të reja, ai do të arkëtojë më shumë të ardhura sesa në Spanjë. Real Madrid e kishte shumë të vështirë të konkurronte me këtë fenomen, dhe ndonëse do të ketë patur edhe arsye të tjera, ky ishte një motiv madhor”, deklaroi Tebas.

Pasi u prezantua si lojtar i Juventusit dhe takoi trajnerin e shokët e rinj të skuadrës, Cristiano Ronaldo la Torinon për të udhëtuar në Kinë, në një event të “Nike”. Ylli portugez më pas do të vijojë sërish pushimet, për të filluar përgatitjet vetëm më 30 korrik me bardhezinjtë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ronaldo nuk do të udhëtojë me Juventusin në Shtetet e Bashkuara, për të marrë pjesë në një turne veror, ndaj dhe debutimi i tij me bardhezinjtë duket se do të vijë vetëm në javën e parë të kampionatit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?