Presidenti i PSG i “mbyll derën” Nejmarit: Me 2000% qëndron te PSG-ja

Pas zërave se Nejmar do të transferohet te Reali për një shifër të çmendur, presidenti i skuadrës së PSG, Naser Al Kelaifi, ka vendosur që të mbyll çdo diskutim.

Në një intervistë për të përditshmen spanjolle “Marca”, ai ka konfirmuar se 26-vjeçari nuk do të largohet nga Parisi. “Nejmar, me 2000% do të vazhdojë të luajë për skuadrën e PSG-së dhe nuk do të largohet”, tha Al Kelaifi.

“Mediat spanjolle kanë që nga tetori që flasin për këtë argument, duke e çuar Neymar te Reali, që shkruajnë se ai nuk është i lumtur. Por të gjitha këto janë të pavërteta, lajme të pabaza. Neymar ka një kontratë me ne dhe do të qëndrojë këtu. Unë nuk mund t’i përgjigjem gjithnjë këtyre thashethemeve, por jam i bindur se ai do të luajë me ne edhe vitin tjetër”, tha Al Kelaifi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?