FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Presidenti i Realit “ngrin” Interin: Modric largohet vetëm për 750 milionë euro

Luka Modric rrezikon që të mbetet vetëm një ëndërr për Interin. Për të shuar shpresat e drejtuesve zikaltër dhe të tifozëve, ka menduar presidenti i madrilenëve Fiorentino Perez, i cili ka folur për gazën “Marca”, duke hedhur poshtë çdo mundësi të mundshme për një largim të futbollistit më të mirë të Kupës së Botës nga Madridi.

Në një bisedë telefonike për gazetën spanjolle bosi i Real Madrid tha: “Nuk ka asnjë çështje Modric. Mundësia e vetme që ai të largohet është që Inter të paguajë 750 milionë euro!”. Në nëntor 2016, Modric rinovoi kontratën me “Los Blancos” deri në 30 qershor 2020. Klauzola për prishjen e saj është 500 milionë euro, por Perez kërkon që të mbyllë të gjitha diskutimet për të ardhmen e mesfushorit.

Modric është një nga pikat e referimit të Realit që nga viti 2012, kur ishte nën drejtimin e Jose Mourinhos, duke qenë një ndër futbollistët më të spikatur në sezonet e fundit. Për momentin kroati po shijon ditët e fundit të pushimeve, para nisjes së sezonit të ri, i cili do të jetë i vështirë, pasi te madrilenët ka ardhur një trajner i ri, Lopetegui si dhe është larguar Ronaldo. /Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?