Presidenti i Teutës, Hasanbelliu: Ne humbëm në Vlorë, të gjendet se kush i blen ndeshjet?

Shumë po diskutohet për trukime ndeshjesh, në kampionatin shqiptar, por pse nuk thuhet se kush po i blen këto ndeshje?!”  Pas humbjes me Flamurtarin dhe akuzave të ngritura për tolerimin e ndeshjes, atmosfera në kampin durrsak nuk është edhe aq e qetë. Presidenti i Teutës, Edmond Hasanbelliu vjen me këtë reagim dhe  beson se skuadra do ta kaloje këtë moment dhe për t'iu kthyer synimeve për këtë sezon.  – “Ne vazhdojmë të luftojmë, kemi objektiv për të qëndruar në Kategorinë Superiore. Mu duk si shthurje totale në  5 minutat e fundit. Më thanë që u nxituam për të  fituar ndeshjen dhe kjo është  e gjitha,” – shprehet presidenti i Teutës. “Diskutova dhe u mora me shumë me portierin dhe më  tha që ekipi kërkonte fitoren ndaj dhe u nxituam. Ne do të bëjmë  hetim edhe Federata duhet të  bëjë një gjë të tillë. Ajo ndeshje më është dukur si shthurje e ekipit. Organet të hetojnë dhe të shikojnë  nëse ka pasur tolerime,” – shprehet presidenti i Teutës.  Ai shpreh shqetësim, që skuadra e tij humbi 2-1 dhe akuzohet nga ana tjetër se ka qenë ajo që ka manipuluar ndeshjen me Flamurtarin.  – “Ata (Flamurtari) e fituan ndeshjen, duhet të hetojmë ne më shumë. Akuza ndaj nesh është e paqenë. Duhet t’i akuzoj unë vlonjatët për blerje të mundshme të ndeshjes,” – thotë Hasanbelliu.   Ndeshjen e ardhshme djemtë e detit do të luajnë ndaj Vllaznisë, këtë të shtunë. 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?