FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Presidenti i Torinos: Asllani ka luajtur shumë mirë, ma pëlqen si lojtar

Kristjan Asllani po shkëlqen me Torinon këtë sezon, ku është kthyer në një nga pikat më të forta të skuadrës. Mesfushori i Kombëtares shqiptare, i transferuar në huazim nga Interi gjatë verës, ka fituar besimin e trajnerit dhe është bërë një titullar i rëndësishëm.

Presidenti i klubit, Urbano Cairo, ka folur për paraqitjet e shqiptarit dhe të ardhmen e tij te torinezët. Ai vlerësoi Asllanin për formën e treguar, por theksoi se vendimi përfundimtar për blerjen e kartonit do t’i takojë trajnerit.

“Asllani ka luajtur shumë mirë me Shqipërinë dhe po përgatitet për fazën eliminatore. Pati një pjesë të dytë fantastike kundër Juventusit dhe madje shënoi. Na pëlqen si lojtar, e morëm në huazim dhe po tregon nivel të lartë, por çdo gjë varet nga trajneri,” tha Cairo.

Swiss Digital Desktop Reklama

I pyetur për opsionin e blerjes, presidenti shtoi: “Nuk jemi as në mesin e sezonit. Le ta shohim si vazhdon. Ai duhet të vazhdojë me këto paraqitje për të na bindur që ta mbajmë përgjithmonë.”

Swiss Digital Mobile Reklama

Torino pagoi 1.5 milionë euro për huazimin e Asllanit, ndërsa në fund të sezonit ka mundësinë ta blejë për 12 milionë euro. Paraqitjet e tij deri tani po e afrojnë gjithnjë e më shumë drejt qëndrimit të përhershëm.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?