Presidenti i UEFA-s: Do të ishte e mërzitshme të shihnim PSG-Juve çdo javë

Nuk ka Superligë europiane dhe nuk do të ketë 48 kombëtare në Botërorin e vitit 2022 në Katar. Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin ka mbyllur çdo diskutim në lidhje me zërat për një krijimin e kompeticioni të ri për klube.

“Do të ishte e mërzitshme që të shikoje PSG-Juventus çdo fundjavë. Në lidhje me projektin 25 milionë dollarë për Botërorin e klubeve nuk di asgjë se kush e financon. Qënjdrojmë kundër sepse duam të dimë se çfarë ka pas. Futbolli nuk është në shitje”, deklaroi Ceferin.

Numri një i futbollit evropian foli dhe për mundësinë që Kupa e Botës në vitin 2022 të ketë 48 kombëtare. “Katari nuk mund ta organizojë vetëm një Kupë Bote me 48 skuadra. Nuk ka marrëdhënie të mira me shtetet fqinje. Duke parë që Botërori do të luhet në dhjetor, do të ndryshojë edhe datat e kampionateve. Nuk mendoj se është e realizueshme”, deklaroi Ceferin. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?