Presidenti i UEFA-s: VAR s’do ndryshonte gjë në Real-Juve, i druhem skandalit në Botëror

Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin e ka konsideruar se prania e “VAR”, nuk do të kishte ndryshuar “asgjë” në ndeshjen e kthimit të çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve mes Real Madridit dhe Juventusit. Në një intervistë për të përditshmen italiane “La Gazzetta dello Sport”, ai foli për episodin e diskutueshëm.

“Çfarë do të kishte ndryshuar? Ka nga ata që e panë atë veprim njëzet herë, pesëdhjetë, për gjysmën duhej dhënë dhe për pjesën tjetër jo. Fjalët e Bufon? Ajo që tha nuk është e drejtë, nuk duhej. Por nga këndvështrimi i atij që ka luajtur, e kuptoj zhgënjimin e tij që humbet një ndeshje me penallti në minutën e 93-të, pasi ndihesh që rasti të ka ikur nga duart. Bufon në këtë aspekt mund të kuptohet.

Championsi është si një Ferrari, nuk mund ta ngasësh menjëherë, duhen prova, dhe të gjithë duhet të kuptojnë si funksionon. Kjo nuk do të thotë se Var nuk do të futet kurrë, një ditë do ta kemi në Champions, por nuk ka ngut. Realisht në sezonin 2019-2020 mund të kemi moviolën në fushë në Champions dhe në Europian.

Swiss Digital Desktop Reklama

Druhem disi për Botërorin, ku do të kemi arbitra që nuk kanë drejtuar kurrë me ndihmën e VAR. Shpresoj që të mos ndodhin skandale apo probleme. Por në një turne të vetëm është më e thjeshtë, siç është më e thjeshtë në një kampionat ku janë të gjithë arbitrat italianë, ose gjermanë”, u shpreh Ceferin.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?