Prishën projektin e ekranit gjigand, policia italiane arreston 8 persona
Pas 10 muajsh hetime, zbardhet motivi i panikut të shkaktuar në sheshin kryesor të Torinos gjatë projektimit në mega ekran, të ndeshjes së Champions League, Juventus-Real Madrid.
Policia italiane ka vënë në pranga 8 persona si autorë të kaosit të shkaktuar në sheshin “Shën Karlo” të Torinos më 3 qershor 2017.
Sipas hetimeve, 8 të arrestuarit me qëllim grabitje kanë përhapur një tymuese duke shkaktuar kaos e panik në sheshin e mbushur me mijëra tifozë që po ndiqnin ndeshjen.
Kjo ngjarje shkaktoi 1 viktimë e 1500 persona të plagosur.
KOHA JONË SONDAZH

