Pritet vetëm firma, “Bild” zbulon trajnerin e ri të Bajernit

Bajerni i Mynihut e ka vendosur se kush do të jetë trajneri i ri për sezonin e ardhshëm, dhe do të zëvendësojë Jup Hejkens. Drejtuesit e ekipit gjerman kanë lajmëruar disa javë më parë se trajneri i ri do të vendoset gjatë prillit.

Sipas informacioneve të “Bild”, Niko Kovaç do të jetë trajneri i ri i rekordmenëve. 46-vjeçari ka një kontratë deri në 2019 me Eintraht Frankfurt, që do të thotë se Bayern duhet të paguajë një shumë parash për të marrë shërbimet e tij.

Kovaç ka luajtur te Bayern nga 2001 deri 2003 dhe ka fituar titullin dhe Kupën e Gjermanisë. Pasi u bë e qartë se Hejnckes nuk do të ishte në stolin bavarez sezonin e ardhshëm, Kovaç ishte kandidati kryesor pasi i ka të gjitha kriteret. Ka luajtur te Bayern, di gjermanisht dhe ka eksperiencë në Bundesliga si trajner.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?