FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Pritje e çmendur për Higuain te Milani, bomberi do të fitojë një shifër të frikshme

Dita e parë e Gonzalo Higuain në Milano ka nisur. Në orën 9.35, Pipita arriti në Klinikën “La Madonnina” për të kryer vizitat mjekësore me kuqezinjtë. Argjentinasi u prit me entuziazëm të madh nga tifozët të cilët e pritën që nga ora 8.

Bomberi argjentinas do të nënshkruajë më vonë një kontratë për 3 vite, nga e cila do të përfitojë 9.5 milionë euro në sezon, dhe 10 milionë euro në dy sezonet e mbetura, duke kapur shifrën e 30 milionë eurove.

“Kemi ardhur ardhur këtu për të parë një golashënues si Higuain”. Ky është kori, me të cilin tifozët e Milanit e përshëndetën Gonzalo Higuain në momentin e mbërritjes së tij në Milano. Një entuziazëm si ky, për një lojtar të Milanit, nuk është parë prej një kohe të gjatë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Higuain pritet që të debutojë me Milanin më 11 gusht, ndaj Real Madridit./Koha Jonë/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?