FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Prokuroria Italiane mbyll hetimin, ja konkluzionet për video-t e hetuara

Ndeshja Inter-Juventus është shoqëruar me polemika të shumta për arbitrimin në Itali, por dy video të shpërndara pas ndeshjes kanë shtuar edhe më shumë “tërbimin” e zikaltërve.

Çështja madje u bë edhe më e madhe, teksa ka kaluar edhe në duart e prokurorëve, të cilët kanë parë pamjet, por më pas e kanë mbyllur çështjen menjëherë.

“Taliavento në videon e parë komunikon në kufje me kryesorin Orsato duke i kërkuar se sa kohë shtesë do jepet”, ndërsa në videon e dytë fjalët e trajnerit Alegri kanë qenë ,” U tregova korrekt, kreva veprimin e duhur?!” E kalove klasën” ishte përgjigja e Taliaventos. Ky bashkëbisedim i referohet momentit kur gjyqtari Orsato largoi teknikun e Juventusit nga stoli dhe ai ju drejtua pa polemika dhomave të zhveshjes.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në këtë mënyrë janë mbyllur polemikat e shumta, në të cilat u përfshinë dhe arbitri i katërt me trajnerin e bardhezinjve.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?