PSG fiton betejën në CAS me UEFA-n, s’ka asnjë hetim financiar

Komisioni i Kontrollit Financiar të Klubeve në UEFA nuk do të mund të rihapë dosjen e hetimit ndaj klubit francez të Paris Saint Germain. Kjo pasi ky klub ka fituar betejën me UEFA-n në CAS, ku kishte kërkuar të mos rihapej dosja, pasi nuk ishin respektuar afatet e përcaktuara për ta bërë këtë.

Komisioni i Kontrollit Financiar të Klubeve në UEFA mbylli një hetim ndaj klubit francez qershorin e kaluar, por pak më vonë, ishte presidenti i këtij komisioni, që vendosi rihapjen e çështjes.

Por pasi çështja shkoi në CAS, ky i fundit vendosi në favor të klubit francez, pasi UEFA nuk e kishte rihapur dosjen brenda 10 ditësh, ashtu siç përcaktohet në rregulloren e saj. Në këtë mënyrë do të komplikohet edhe largimi i mundshëm i Mbappe ose Neymar te Real Madrid.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?