PSG fiton me “poker” Supekupën e Francës, Di Maria shkëlqen me dopietë (VIDEO)
PSG është fituesi i Superkupës së Francës për vitin 2018. Skuadra e Tomas Tuchel ka fituar me lehtësi 4-0 në finalen e zhvilluar në Kinë ndaj Monacos.
Pas një nisje më të mirë të ekipit nga “Principata”, golin e parë do ta shënonin rivalët e tyre në fakt parizienët. Di Maria ekzekutoi në mënyrë perfekte një goditje dënimi, duke mos i dhënë asnjë mundësi reagimi portierit Benglio.
Dyfishimi do të vinte me Nkunku, i cili luante në këtë ndeshje në vend të Cavanit, duke shfrytëzxuar një pasim mjaft të mirë të Nsoki. Ky i fundit në fraksionin e dytë dha një tjetër asist për Ëeah, ndërkohë që ndeshjen e vulosi Di Maria pas një kundërsulmi të shpejt me Rabiot. /Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

