PSG fiton pastër ndaj Angers, Messi rikthehet me gol (VIDEO)

PSG rikthehet te suksesi në Ligue 1 duke marrë një fitore të pastër 2-0 ndaj Angers. Golin e parë të ndeshjes e realizoi Ekitike, i cili zhbllokoi shifrat në minutën e pestë pas asistit të Mukieles.

Me avantazhin minimal të parisienëve përfundoi pjesa e parë, ndërsa në të dytën, vendasit realizuan edhe të dytin me Lionel Messin.

Me këtë fitore PSG ngjitet në kuotën e 47 pikëve dhe ruan kryesimin me gjashtë pikë diferencë nga ndjekësit më të afërt të Lens.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?