PSG i pamëshirshëm, hakmerret 9-0 ndaj skuadrës së vendit të fundit (VIDEO)

PSG e ka kthyer në një stërvitje kampionatin francez. Skuadra e Tuchel ka qenë e pamëshirshme sot në javën e 21-të, duke mundur 9-0 Guingamp, që mban vendin e fundit në tabelën e renditjes dhe që e eliminoi nga Kupa. Neymar zhbllokoi ndeshjen që në minutën e 11-të me një kontroll të bukur dhe më pas shmang një mbrojtjes dhe shtyn topin në rrjetë. Më pas në skenë doli talenti Mbappe, i cili realizoi dy gola i asistuar nga Neymar dhe Cavani.

Sulmuesi uruguaian kishte rezervuar golat e tij në fraksionin e dytë duke shënuar në minutën e 59-të, 66-të dhe 75-të, duke arritur në kuotën  33 golave në këtë sezon. Por nuk ishte tripleta e vetme, pasi edhe Mbappe do të kompletonte të tijin në minutën e 80-ntë. Neymar shënoi dhe golin e dytë personal, ndërkohë që Meuneir mbylli një ndeshje që u kthye në një makth të vërtet për miqtë.

PSG mban kryesimin me 53 pikë, 13 më shumë se Lille, që ka 2 ndeshje më shumë të luajtura. /Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama

(function(d, s, id) { var js, fjs = d.getElementsByTagName(s)[0]; if (d.getElementById(id)) return; js = d.createElement(s); js.id = id; js.src = ‘https://www.scorebat.com/embed/embed.js?v=mto’; fjs.parentNode.insertBefore(js, fjs); }(document, ‘script’, ‘scorebat-jssdk’));

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?