PSG i pamëshirshëm, shkatërron mbrojtjen më të mirë të kampionatit (VIDEO)

PSG reagon menjëherë pas humbjes së fundit në kampionat ndaj Lionit. Skuadra pariziene dhuron spektakël ndaj mbrojtjes më të mirë të kampionatit, Motpelje, duke fituar me rezultatin 4-0.

Edinson Kavani shënoi golin e avantazhit në minutën e 11-të pas një pasimi magjik të Rabiot nga e majta. Skuadra e Unai Emeri në minutën e 40 shënon sërish, këtë herë nga pika e bardhë me Nejmar.

Në pjesën e dytë Di Maria shënon golin e tretë në minutën e 70-të, ndërkohë që Nejmar vulosi ndeshjen pas një asisti të Kavanit. /Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?