PSG-ja “e gjymtuar”, Barcelona pret e qetë përballjen e Champions

Barça do ta ketë edhe më të lehtë të arrijë një rezultat pozitiv në ndeshjen e parë dhe të sigurojë kualifikimin ndaj PSG, për të prekur finalen e madhe. Trajneri Laurent Blanc do të duhet të bëjë 1 muaj pa mbrojtësin David Luiz dhe 10 ditë pa mesfushorin Thiago Motta, të cilët u dëmtuan në sfidën e të dielës ndaj Marsejës, ndonëse skuadra e tij fitoi 3-2 me Marsejën dhe mori kryesimin e kampionatit francez. Zlatan Ibrahimoviç dhe Marco Verratti janë të s’kualifikuar, para ndeshjen së parë gjysmëfinale të UEFA Champions League ndaj katalanasve. Ibra doli me karton të kuq në takimin e kthimit ndaj Çelsit, por megjithatë PSG barazoi pas 120 minutave lojë, 2-2 në Londër. Kaloi më tej falë barazimit në Paris , 1-1. Nga ana tjetër katalanasit kryesojnë me katër pikë avantazh ndaj Realit kampionatin spanjoll si dhe eliminuan Mançester Siti, pas dy fitoreve, në dy ndeshjet çerekfinaliste. Në kampin e Barcelonës nuk paraqiten probleme dëmtimi. Ndeshjet e para gjysmëfinale do të luehn të martën dhe të mërkurën e ardhshme.        

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?