PSG në karantinë, e nis me një humbje ndaj Lens kampionatin (VIDEO)
Paris Saint Germain e nisi sezonin e ri në Ligue 1 me një humbje minimale 1-0 në transfertën ndaj Lens, në një stadium të hapur pjesërisht për publikun. Kampionët në fuqi të Francës nuk kanë luajtur dy javët e para, për shkak të angazhimit në Ligën e Kampionëve dhe sfidën hapëse ndaj Lens e rikuperuan pikërisht mbrëmjen e sotme.
Ndikim të madh pati mungesa e 7 titullarëve si Mbappe, Neymar, Icardi, Navas, Marquinhos, Paredes e Di Maria u prekën nga koronavirusi dhe nuk u vunë në dispozicion të trajnerit Tuchel mbrëmjen e sotme.
Në fushë kishte vetëm 4 titullarë nga sezoni i kaluar, konkretisht mbrojtësit Kimpembe, Kehrer e Bernat dhe mesfushorin italian Marco Verratti. Goli i fitores për Lens u shënua nga sulmuesi Ganago në minutën e 57-të të ndeshjes, i cili mori një ‘dhuratë” nga portieri i Paris Saint Germain, Bulka dhe u fut në zonë e gjuajti saktë, duke dërguar sferën në rrjetë.
KOHA JONË SONDAZH

