FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

PSG shkatërron Strasburgun, Nejmar driblon gjysmën e rivalëve dhe shënon (VIDEO)

PSG vijon të dhurojë spektakël dhe gola në kampionatin francez. Skuadra e Unai Emeri ka shkatërruar Strasburgun në shifrat 5-2. Vendasit në fakt e nisën në malore ndeshjen, pasi u gjendën në disavantazh që në minutën e 6-të, pasi Aholou shënoi. Gëzimi miqve zgjati vetëm 4 minuta, pasi Draksler shënoi golin e barazimit. Në minutën e 21-të, ishte radha e Nejmarit për të dhuruar magjinë e radhës, teksa nuk ka ngurruar që të driblojë gjysmën e futbollistëve kundërshtarë.

Një minutë pas tij pas një gabimi të mbrojtjes së Strasburgut, Di Maria shënon golin e tretë për skuadrën e tij. Në pjesën e dytë miqtë rihapën edhe njëherë ndeshjen me Bahoken, ndërkohë që Edison Kavani në minutën e 73-të dhe 79-t, vulosi rezultatin përfundimtar të këtij takimi që e ngjit skuadrën e tij në kuotën e 68 pikëve. /Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?