FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

PSG vendos çmimin 260 milionë euro për Nejmarin, Reali bëhet gati

Nejmar ka nisur bisedimet me Realin e Madridit me shpresën se do të mund të bëhet pjesë e klubit “merengues” që këtë verë. E përditshmja spanjolle “As”, shkruan se një i dërguar i klubin kryeqytetas është takuar të paktën dy herë me brazilianin në shtëpinë e këtij të fundit në Rio De Janeiro.

“As” shpjegon më tej se Reali ka gjetur një ndërmjetës shumë të rëndësishëm për të avancuar bisedimet, pikërisht bashkombësin e Nejmarit, Ronaldo “Fenomenin”. Disa burime zbulojnë se për këtë transferim Reali do të paguajë shifrën rekord 260 milionë euro.

Braziliani vijon prej disa javësh fazën e riaftësimit pas operacionit në kavilie, ishte i pranishëm në stadiumin “Saint Denis” për finalen e Kupës së Francës, të cilën PSG e fitoi 2-0 ndaj modestëve të Les Herbiers.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?