Qerimaj reagon ashpër ndaj KOKSH-it: Çmenduri apo skandal? Quajeni si të doni …

Përjashtimi i peshëngritësve shqiptarë nga Lojërat Olimpike nga Komiteti Olimpik ka sjellë reagimin e ashpër të sportistëve. Së fundmi ka reagon edhe peshëngritësi Erkand Qerimaj, i cili ka reaguar ashpër ndaj KOKSH-it, duke e quajtur një vendim absurd.

Reagimi i Qerimajt i pa redaktuar:

“Cmenduri apo Skandal? Quajeni si te deshironi! Sekretari Komitetit Olimpik bashke me Presidentin e KOKSH perjashtojne pa te drejte peshngritjen nga Lojrat e Mesëdheut, nje vendim ky i pa bazuar ne asnje ligj shqiptar dhe nderkombetar! Edhe me absurd arsyetimi i tyre se meqe Federata Boterore ka denuar disa shtete ne po denojme tonet pa asnje arsye logjike, i duket e tepert te ngrejne Sportistet e Peshengritjes flamurin shqiptar ne Spanje!

Swiss Digital Desktop Reklama

Nje delegacion mbi 80 vetë qe po ti hedhesh nje sy pa pasur nevoj per kontroll te detajuar dalin se shume jane turista e shkojne per qef atje e pse jo me paret e taksapaguesve shqiptare. E meqe mu kujtuan abuzimet Drejtuesit te KOKSH-it do e meritonin nje kalim Vetingun per te pare sa kane abuzuar me fondet e bursat Olimpike mundin dhe djersen tone!

Swiss Digital Mobile Reklama

Si mendoni se duhet te veprojme ne kete situat ne sportistat qe na mohohet pjesmarrja ne Spanje, pa asnje ligj ku thote se ne duhet te denohemi, ku na mohohet e drejta e per te perfaqesuar kombin e per te ngritur flamurin shqiptar. Kto drejtues te KOKSH-it jan militantë te LSI”

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?