FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Quintero e konfirmon: Po më kërkon një skuadër kampione në Evropë

Manchester City në gjurmët e Juan Fernando Quintero. Konfirmimi ka ardhur nga mesfushori i River Plate, ku për “Radio Closs Continental” ka zbuluar se mes palëve ka pasur takime.

“Agjentët e mi u takuan me përfaqësuesit e Manchester Cityt. Unë jam vërtet krenar që ata më kanë kërkuar. Nëse duhet të kthehem në Evropë, do të ketë shumë përparësi, jo vetëm për çështjet ekonomike “.-deklaroi mesfushori, kartoni i të cilit zotërohet nga gjigandi portugez, Porto.

Në të kaluarën Quintero ka luajtur për Pescarën në Itali, ndërkohë që ka ngjallur interesin edhe të Tottenham Hotspur.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?